Tani, 19 vite më vonë leht mund të konkludohet se Agjenda e Selanikut ishte shumë ambicioze dhe normalisht e pa-realizur ashtu siç edhe ishte projektuar, pra ofrimi i përspektivës evropiane (Antarsisë në BE) për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Avni Mazrreku

Marrë si pikënisje Samitin e Selanikut, të vitit 2003, athër kur Zgjerimi i Bashkimit Evopian konisderohej edhe si proces përmes të cilit synohej stabilizimi i vendeve të Ballkanit Perendimor (Evopës Juglindore) agjenda e përcaktuar atë kohë ishte mjaftë ambicioze, prandaj shikuar nga këndvështrimi aktual duket ende largë realizimit të saj. Zgjerimi i BE-së kishte dëshmuar të ishte njëri nga sukseset kryesore të vetë BE-së dhe ishte dëshmuar si instrument  efikasë në stabilizimin por edhe zhvillimin e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore në planin   Ekonomik, Poltik dhe Juridik, prandaj një instrument (Zgjerimi i BE-së)  i tillë, i adaptuar për rrethanat e vendeve të dalura nga luftrat ishte planikuar të zbatohej edhe në vendet e Evropës Juglindore duke provuar të ofrohej një zgjidhje Evropine për çështjet e hapura dhe të përfunduara Ballkanike, fillimisht duke synuar satbilizimin politik, ekonomik dhe juridik pastaj edhe mundësin e Antarsimit të plotë në BE. Tani, 19 vite më vonë leht mund të konkludohet se Agjenda e Selanikut ishte shumë ambicioze dhe normalisht e pa-realizur ashtu siç edhe ishte projektuar, pra ofrimi i përspektivës evropiane (Antarsisë në BE) për vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Kroacinë e cila edhe ashtu ishte trajtuar si ‘Dosje’ e veqantë.

Arsyet e mos-realizimit të plotë të Agjendes së Selanikut janë të shumta por kryesoret mund të kualifikohen si: kriza financiare globale e vitit 2008, mungesa e vullnetit politik të shteteve antare të BE-së për fuqizimin e mëtutjeshëm të institucionve supranacionale të BE-së për vendimarrje në Politikën e Zgjerimit, mungesa e vullnetit politik të shteteve aspirante për tu antarsuar në BE për të ndërmmarr reformat e nevojshme që i kërkon procesi i antarsimit në BE e sidomos mungesa e kapacitetetit të sheteve të Ballkanit Perëndrimor që përmes dialogut bilateral të zgjidhin problemet e hapura  e ndër më kryesoret në këtë pikë është çështja e mos-arritjes së një marrveshje që do të qonte në normalizimin e plotë të marrdhënjeve midis Serbisë dhe Kosovës.

Kjo e fundit, dmth arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrdhënjeve midis Kosovës dhe Serbisë mundë të konsiderohet po ashtu edhe si pengesa kryesore për përspektivën e gjithë rajonit në BE, kjo për faktin se BE marrë shkasë edhe nga e kaluara (duke theksusr rastin e Qipros) nuk është e interesuar që problemet e ‘jashtme’ t’i kthej në probleme të ‘brendshme’. Prandaj arritja e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrdhënjeve Kosov-Serbi jo vetëm që do të ndikonte pozitivisht në zhvillimet midis dy vendeve respektive por do të ndikonte esencialisht edhe në përshpejtimin e procesit të antarsimit të gjithë Ballkanit Perendimor në BE.

Dështimi eventual i arritjes së marrveshjes midis Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që do të ngecte zhvillimin e dy vendeve respektive sa i përket përspektivës së tyre në BE por është rrezik që ky proces të ndikojë në krijimin e një klime të favorshme për  futjen e faktorëve  të tjerë global në zhvillimet Ballkanike dhe rrjedhimisht për pasojë do të kishim mungesën e ‘Evropianizimit’ të ballkanit që besojë ky edhe është synimi i qytetarvë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra ‘evropianizimi’ i rajonit tonë.

 

Avni Mazrreku është themelues i Kolegjit ISPE, Kolegj i cili është i vetmi ne Kosov i profiluar në fushën e  Integrimeve Evropiane.