Skip to main content

 

ÇFARË ËSHTË “FQINJËSITË”?

 

Për herë të parë pas dy dhjetëvjeçarësh, një emision i formatit “talk show” për çështjet aktuale u transmetua njëkohësisht në njëmbëdhjetë stacione televizive në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Slloveni dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Kur projekti u ndërmor nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim për Evropën Juglindore (CDRSEE) dhe nga Fondi Evropian për Ballkanin (EFB) në vitin 2012, ideja ishte që të mblidheshin në një studio njerëz që flisnin gjuhë të përbashkëta dhe që nxisnin dialogun ndërmjet vendeve të rajonit, me pikëpamje të ndryshme, por pa pengesa gjuhësore. Në lidhje me bisedimet, shumë shpejtë kuptuam se gjuha nuk përbënte aspak pengesë, dhe se mungesa e dialogut dhe e aftësive komunikuese ishin pengesa kryesore. Prandaj, shtuam numrin e partnerëve dhe të ftuarve, ku përfshimë edhe ata që flisnin gjuhën shqipe, duke mbuluar kështu rajonin e vendeve të ish- Republikës Jugosllave si dhe Shqipërinë. Falë kësaj arritëm që miliona shikues të dëgjonin për përvojat dhe mendimet e tyre rreth problematikave mjaft të njohura. Shoqëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë më shumë se dy dhjetëvjeçarë që përpiqen të shërojnë plagët e luftës, përpiqen edhe të shërojnë dhe të përgatisin shoqëritë tona t’i përqafojmë vlerat e vërtetë Evropiane, kjo jo vetëm për qëllime të anëtarësimit në BE. CDRSEE-ja dhe EFB-ja dëshirojnë që të kontribuojnë në përmbushjen e këtyre objektivave përmes emisionit “Fqinjësitë”. Rëndësia e këtij projekti është pranuar dhe financuar nga Ministria gjermane e  Punëve të Jashtme. Në shtator të vitit 2016, emisioni “Fqinjësitë” u vlerësua me çmimin e jurisë në kategorinë “Nisma Mediatike e Vitit” në “Çmimet për Qytetarinë Evropiane”, si shenjë e vlerësimit të përpjekjeve dhe përkushtimit të palodhur.

 

 

 

 REDAKTIMI DHE PRODUKSIONI

kovac

Zvezdana Kovač, Drejtore Ekzekutive e CDRSEE dhe Kryeredaktore e emisionit “Fqinjësitë”   Zvezdana iu bashkua CDRSEE-së me më shumë se 20 vjet përvojë si gazetare dhe redaktore dhe në pozicione drejtuese në kanale televizive të ndryshme në rajon. Pasi u shpërngul për në Greqi, ajo punoi si menaxhere projekti në OJF të ndryshme. Ajo iu bashkua CDRSEE-së në vitin 2011 dhe pas tre vjetësh u caktua në pozicionin e Drejtores Ekzekutive.

pixi

Predrag Kajganić Pixi, Producent Ekzekutiv  Ka qenë drejtor ekzekutiv dhe drejtor produksioni për disa projekte televizive në thuajse të gjitha stacionet televizive më të rëndësishme në Serbi. Ka qenë profesor i asociuar për lëndën “Produksioni televiziv” në Akademinë e Arteve të Beogradit, Departamenti i Artit dhe Produksionit Mediatik. Ai i ka mbaruar studimet në Fakultetin e Arteve Skenike në Beograd, ku u diplomua për Film dhe Produksion Televiziv, ku ka përfunduar edhe Masterin.

 

 Dr Stanko Crnobrnja, Regjisor   Drejtor televizioni dhe regjisor, producent  dhe skenarist. Teoricien, pedagog dhe publicist në fushën e mjeteve masive të komunikimit dhe teoritë televizive. Ai ka prodhuar më shumë se 1500 seri dhe emisione televizive, dhe tre filma si regjisor dhe bashkëproducent. Themeluesi dhe krijuesi i emisioneve radiotelevizive kombëtare, ATLAS dhe TV IN në Mal të Zi,  dhe TV Avala në Serbi. Themelues dhe regjisor emisioni në kanalin televiziv “OKK” dhe drejtor artistik i Novi 3K, një rrjet kombëtar televiziv në Serbi. Profesor i medias dhe komunikimit në Universitetin Singidunum, në Beograd. 

 

 

 

FRANC KARL PRÜLER Kryetar i Komitetit Drejtues i Fondit Evropian për Ballkanin 
HEDVIG MORVAI  Drejtore Ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin

 

Riječ okruženje označava susjedstvo

Franz Karl Prüller: Përveç kuptimit të parë, “Fqinjësitë” nënkupton si afërsinë, ashtu edhe gjërat e njohura. Afërsia dhe njohja e njëri-tjetrit nuk ka pasur gjithmonë kuptim pozitiv në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj, ne mendojmë se është e nevojshme që të përdoren mënyra krijuese për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, të cilat kanë qenë gjithmonë shumë të përafërta në traditë dhe histori, por jo nga dëshira, por sepse kështu ka ndodhur. Kjo seri me diskutime televizive përfshin njerëz dhe grupe që zakonisht nuk i shohim nëpër televizione, por që ne shpresojmë se do të kontribuojnë në mirëkuptimin e ndërsjelltë, dhe në ndjenjën e bashkësisë dhe kohezionit në rajon. Kjo ndjenjë do të jetë shumë e vlefshme kur në të ardhmen të vihemi përballë vështirësive të ndryshme. Duhet që në këtë proces të përfshijmë sidomos të rinjtë, pasi kështu mund të ofrohen pikëpamje të reja dhe mund të krijohen udha të reja, në mënyrë që shoqëritë të bëhen pjesë e një epoke më të re dhe komplekse. 

  

 

hedv

Hedvig Morvai: Emisioni “Fqinjësitë” është një nismë unike për sa i përket konceptimit, realizimit, mbulimit gjeografik dhe drejtimit. Nuk ngjan me asnjë format tjetër televiziv të njohur dhe ekzistent në rajon. Ai pasqyron qëllimet e Fondit Evropian për Ballkanin dhe prandaj ne e mbështesim këtë projekt. Qëllimi i tij është promovimi i pajtimit dhe demokratizimit të këtyre vendeve, në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë aderimit në BE. Jam e mendimit se emisioni “Fqinjësitë” është për t’u marrë shembull, pasi ofron të gjitha mundësitë në fushën e medias, në mënyrë serioze dhe interesante. Ajo po zhvillon dhe po mbulon më shumë se median tradicionale siç e njohim. Për këtë arsye, unë besoj se shoqëria civile e ka vendin në media, se ne duhet të këmbëngulim shumë për nxitjen e këtyre mundësive dhe të paraqesim pikëpamje të reja. Ne i përkasim një sfere tjetër, kemi ide të tjera dhe mënyra të ndryshme komunikimi, dhe duhet që t’i promovojmë këto qasje të reja për të pasur ndikim te publiku dhe te ngjarjet e ardhshme të rajonit. 

 

HANNES SWOBODA

Chair of the CDRSEE's Board of Directors  

busek

 

“Mendoj se emisioni “Fqinjësitë” ka qenë shumë i suksesshëm, dhe po planifikojmë transmetimin e shumë episodeve të reja. Kur të kthejmë kokën pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetësh, do të themi me plotë gojë, që: “Ky ishte një kontribut i vërtetë në udhën e rajonit drejt BE-së”.

Dr. Swoboda, deputet prej shumë vitesh i Parlamentit Evropian, ish Kryetar i CDRSEE-së dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga shtatori i vitit 2016. Ish-Zëvendëspresident i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Evropën Juglindore. Puna e tij si deputet ishte e përqendruar më së shumti në Ballkan. Si eurodeputet, ai ka punuar me shumë borde dhe delegacione, dhe ka qenë raportuesi i caktuar për aderimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Që nga viti 2014, ai është president i Institutit për Paqe Ndërkombëtare në Vjenë dhe që nga janari i vitit 2015 është Presidenti i Architekturzentrum Vien (AZV). Puna e tij përfshin luftën kundër ngritjes të së djathtës ekstreme në Evropë.
 

 

 

 

FONDI EVROPIAN PËR BALLKANIN

http://balkanfund.org/

efb

Fondi Evropian për Ballkanin është një nismë e përbashkët e fondacioneve evropiane, që parashikojnë, ndërmarrin dhe mbështesin nismat që kanë si qëllim fuqizimin e demokracisë, nxitjen e integrimit evropian dhe pohimin e rolit të Ballkanit Perëndimor në trajtimin e sfidave të reja në Evropë. Strategjia e përditësuar e emisionit mbështetet në tre fusha gjithëpërfshirëse: ngritja e kapaciteteve, zhvillimi i politikave dhe bashkëpunimi rajonal që mundësohet përmes programeve më të rëndësishme dhe projekteve të përzgjedhura,  dhe nga një sërë veprimesh të nxitura nga identiteti rajonal i EFB-së, si një faktor kryesor në fushat kryesore ku përqendrohen. Ndikimet e sinergjisë së tyre janë të përqendruara në “evropianizimin” e vazhdueshëm të politikave dhe praktikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të aderimit në BE, përmes ndërthurjes së ngritjes së kapaciteteve sociale të rajonit me zhvillimin e platformës së politikave, dhe me kulturën e bashkëpunimit rajonal. 

 

QENDRA PËR DEMOKRACI DHE PAJTIM NË EVROPËN JUGLINDORE
 

www.cdrsee.org

CENTAR ZA DEMOKRATIJU I POMIRENJE U JUGOISTOČNOJ EVROPI  www.cdrsee.org

CDRSEE-ja është një organizatë jofitimprurëse me seli në Selanik, misioni i së cilës është nxitja e një shoqërie demokratike dhe pluraliste, që karakterizohet nga vlerat evropiane, ekonomia e tregut, përgjegjësia sociale dhe pajtimi ndërmjet popujve. Bordi i Drejtorëve i CDRSEE-së, i kryesuar nga Hannes Swoboda, përfshin figura të njohura në rajon dhe Evropë. 

 

 

MINISTRIA E PUNEVE TË JASHTME E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË  

www.auswaertiges-amt.de

 

Nemci

Rëndësia e emisionit “Fqinjësitë” u njoh dhe u mbështet financiarisht nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, pasi ky projekt nxit demokratizimin, pranimin e vlerave evropiane, mirëkuptimin dhe pajtimin në Ballkan.